Alma Çekovic
21 Korrik 2019•Përditësim: 22 Korrik 2019
Një tërmet me fuqi prej 4.1 ballë sipas Rihterit ka goditur rajonin kufitar të Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, që është dridhja e dytë e cila ndjehet në BeH që nga mëngjesi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (QSME) bëri të ditur se tërmeti është regjistruar në ora 11.07 minuta sipas kohës lokale.
Tërmeti është regjistruar në thellësi prej dy kilometrave, gjashtë kilometra në jug nga Çajniça në lindje të kufirit me BeH-në.
Nga QSME theksojnë se ky është tërmeti i dytë që u regjistrua në BeH brenda tre orëve të fundit. I pari u regjistrua rreth orës nëntë në rajonin Mramora, mes Srebrenikut dhe Tuzlës.
Tërmeti me fuqi prej 4.3 ballë sipas Rihterit u ndje në mbarë rajonin e verilindjes së Bosnjës.