Alma Çekovic
21 Korrik 2019•Përditësim: 21 Korrik 2019
Një tërmet me fuqi prej 4.2 ballë sipas Rihterit ka goditur sot në mëngjes rajonin Mramora, mes Srebrenicës dhe Tuzlës në BeH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Epiqendra e tërmetit ka qenë shtatë kilometra në veri të Mramorit, 90 kilometra nga Sarajeva, theksoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (QSME).
Tërmeti është ndjerë në mbarë rajonin e Bosnjës verilindore, ndërsa sipas disa mediave, është ndjerë edhe në Serbi.