BALLKANI

Rita Ora vizitë suprizë të rinjve në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një vizitë surprizë në aktivitetin "Activate Talks" të organizuar nga UNICEF për të rinjtë

Eren Beksaç  | 10.04.2019 - Përdıtësım : 11.04.2019
Rita Ora vizitë suprizë të rinjve në Kosovë ( Eren Beksaç - Anadolu Agency )

Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka ardhur në Kosovë për të mbështetur një fushatë humanitare të UNICEF-it, ka bërë një vizitë surprizë në aktivitetin "Activate Talks" të organizuar në Prishtinë për të rinjtë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Kam kënaqësinë që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim të mrekullueshëm me UNICEF-in. Me të vërtet përpiqem t'i ndihmoj rinisë së Kosovës dhe u emocionova shumë nga ajo që pashë këtu. Jam shumë e lumtur që u njoha me heronj të rinj këtu. Ju falënderoj për mikpritjen", tha Ora.

Rita Ora do të qëndrojë në Kosovë për tri ditë dhe do të marrë pjesë në aktivitete lidhur me viktimat e luftës dhe të varfërit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın