BALLKANI

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2026

Buxheti kap vlerën rreth 4 miliardë euro, ndërsa u cilësua si i përkohshëm dhe emergjent, pasi do të rishikohet në muajt në vijim

Shpetim Hiseni  | 20.02.2026 - Përdıtësım : 20.02.2026
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2026 Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Kuvendi i Kosovës miratoi sot në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2026, raporton Anadolu.

Buxheti u miratua me 62 vota pro dhe 36 kundër.

Ai kap vlerën rreth 4 miliardë euro, ndërsa u cilësua si i përkohshëm dhe emergjent, pasi do të rishikohet në muajt në vijim.

Gjatë seancës, nuk u miratua asnjë amendament i opozitës me implikime financiare, ndërsa u mbështetën dy amendamente për përfshirjen në buxhet të fondeve për Komunën e Prishtinës dhe atë të Shtimes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın