BALLKANI

Kreu i Dijanetit turk viziton Bashkësinë Islame të Kosovës

“Si Kryesi e Çështjeve Fetare, bashkëpunimi ynë me kreun e BIK-ut Naim Tërnava dhe ekipin e tij do të vazhdojë të rritet edhe më shumë”, tha kreu fetar i Turqisë

Eren Beksaç  | 19.06.2021 - Përdıtësım : 20.06.2021
Kreu i Dijanetit turk viziton Bashkësinë Islame të Kosovës ( Eren Beksaç - Anadolu Agency )

Prishtinë

Në kuadër të një vizite në Kosovë, kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbaş, u takua me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Naim Tërnava, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të mbajtur në selinë e BIK-ut në Prishtinë, Erbaş dhe Tërnava u prononcuan para mediave.

Erbaş tha se përgjatë dy ditëve, ka zhvilluar takime të rëndësishme në Kosovë.

Duke nënvizuar bashkëpunimin në Kosovë në fushën e xhamive, arsimit dhe bamirësisë, kreu fetar i Turqisë rikujtoi edhe projektin e xhamisë së madhe në ndërtim e sipër në Prishtinë të financuar nga Dijaneti turk dhe Fondacioni i Dijanetit.

Ai theksoi se ka një numër të madh të nxënësve dhe studentëve të Kosovës që kryejnë arsimin në shkollat teologjike në Turqi.

“Pasi ata të rinj marrin arsimimin teologjik në Turqi, punojnë si hoxhallarë dhe predikues në xhami nën drejtimin e BIK-ut dhe zhvillojnë një aktivitet të madh në dhënien e dijes së duhur fetare për njerëzit”, tha Erbaş.

“Si Kryesi e Çështjeve Fetare, bashkëpunimi ynë me kreun e BIK-ut Naim Tërnava dhe ekipin e tij do të vazhdojë të rritet edhe më shumë”, shtoi ai.

“Para jush, dua të falënderoj popullin turk dhe qeverinë turke për ndihmën e vazhdueshme në fusha të ndryshme që i ka ofruar Bashkësisë Islame të Kosovës, në veçanti në restaurimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore islame historike. Me këtë rast dëshiroj para jush të falënderoj popullin vëlla turk për tërë atë që neve na ka ofruar, po na ofron dhe po na përkrah, qeverinë turke dhe lusim Zotin që t’i shpërblejë me të mirat e tij në këtë dhe botën tjetër”, tha Tërnava, duke theksuars se marrëdhëniet ndërinstitucionale do të kurorëzohen me përfundimin e xhamisë në Prishtinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın