Agim Sulaj
10 Mars 2021•Përditësim: 10 Mars 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 6 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.674, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 529 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 74.748 raste, përfshirë edhe 140 rastet pozitive të testuara nga 27 shkurti deri më 7 mars nga dy laboratore private në vend.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.888 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 341.443 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 333 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.