Furkan Abdula
15 Korrik 2020•Përditësim: 16 Korrik 2020
Me rastin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 të orkestruar nga organizata terroriste FETO, që shënohet edhe si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, sot në Prishtinë u organizua program përkujtimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në programin e organizuar në Xhaminë Jashar Pasha, u lexua Kuran, mevlut dhe lutje të hatmeve të lexuara për dëshmorët e 15 Korrikut.
Në programin ku morën pjesë edhe hoxhallarë vendas, Këshilltari i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, Nevzat Sabri Akın tha se viteve të kaluara merrnin pjesë edhe popullata, por këtë vit, për shkak të pandemisë, kanë lexuar hatme vetëm hoxhallarët.
"I përkujtoj me mëshirë dhe mirënjohje dëshmorët e 15 Korrikut të cilët dhanë jetën për fe, atdhe dhe nder", tha Akın.
"Më 15 korrik, hoxhallarët tanë i thanë 'ndal' përpjekjes së pabesë për grusht shteti me ezane dhe u lutën shpirtërisht. Qindra vëllezër tanë flijuan jetën. Mijëra njerëz u plagosën. Mijëra njerëz ishin të trishtuar dhe përjetuan shqetësim. Unë i dënoj fuqishëm ata që u përpoqën të kryejnë grusht shteti më 15 korrik, duke i lënë në duar të Allahut organizatën terroriste FETO dhe organizatat e ngjashme terroriste dhe i lutem Allahut që të mbrojë vendin tonë, Kosovën dhe Islamin nga e keqja e tyre", shtoi Akın.