BALLKANI

IBU memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Transportit të Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja përcakton kornizë për bashkëpunim të ardhshëm, përfshirë praksat studentore, projekte kërkimore të përbashkëta dhe nisma që përfshijnë përvoja praktike në programet akademike.

Dzihat Aliju  | 29.05.2025 - Përdıtësım : 30.05.2025
IBU memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Transportit të Maqedonisë së Veriut

Shkup

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve midis arsimit të lartë dhe institucioneve publike, përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi me Ministrinë e Transportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu.

Në ceremoninë e mbajtur në selinë e ministrisë, në emër të IBU-s, memorandumi u nënshkrua nga rektori, prof. dr. Lütfi Sunar dhe nga zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri në emër të ministrisë.

Me memorandumin në fjalë, IBU u bë universiteti i parë që formalizon një marrëveshje të tillë me Ministrinë e Transportit të Maqedonisë së Veriut, duke udhëhequr një partneritet strategjik që synon përafrimin e programeve akademike me nevojat në zhvillim të sektorit të transportit, sektorit publik dhe zhvillimit ekonomik.

Marrëveshja përcakton kornizë për bashkëpunim të ardhshëm, përfshirë praksat studentore, projekte kërkimore të përbashkëta dhe nisma që përfshijnë përvoja praktike në programet akademike.

Ky partneritet synon të rrisë cilësinë dhe përkatësinë e arsimit të lartë duke ndërlidhur njohuritë teorike me zbatimin praktik. Pritet që studentët të përgatiten më mirë për rolet profesionale si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Me këtë bashkëpunim, IBU ripohon përkushtimin e tij për të ndërtuar partneritete strategjike që pasurojnë përvojën arsimore dhe mbështesin zhvillimin e vazhdueshëm të studentëve, stafit akademik dhe komunitetit më të gjerë akademik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.