Senita Sehercehajic
29 Prill 2020•Përditësim: 29 Prill 2020
Sipas të dhënave të Ministrisë së Çështjeve Civile të Bosnjë e Hercegovinës, koronavirusi i ri (COVID-19) është konfirmuar tek gjithsej 1.677 persona ndërsa 65 kanë vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga COVID-19 janë shëruar 710 persona ndërsa janë kryer 29.130 teste të koronavirusit.
Në entitetin e Federatës së BeH-së, me koronavirus janë infektuar 891 persona ndërsa 33 kanë vdekur. Janë shëruar 317 persona.
Në entitetin e Republikës Sërpska janë konfirmuar 767 persona me koronavirus ndërsa kanë vdekur 30 dhe janë shëruar 381 persona.
Në distriktin Bërçko virusi është konfirmuar tek 19 persona ndërsa kanë vdekur dy persona.