Shpetim Hiseni
23 Mars 2018•Përditësim: 24 Mars 2018
SHKUP (AA) - Nën përkujdesjen e Ambasadës së Turqisë në Maqedoni dhe në bashkëpunim me Anadolu Agency (AA) dhe TRT, Instituti Yunus Emre (YEE) në Shkup do të organizojë ekspozitën e titulluar "Aventura e Refugjatëve".
Në ekspozitë do të përfshihen fotografi dhe video rreth krizës së refugjatëve të shkrepura nga objektivi i AA-së, ndërsa përmes saj synohet të tërhiqet vëmendja drejt kësaj krize dhe të reflektohet mbështetja që ka ofruar Turqia ndaj tyre.
Ekspozita do të mbahet në Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit më 27 mars, me fillim në ora 19:00.