BALLKANI

Shqipëri, prezantohet programi për reformën e sektorit të ujit

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi tha se Qeveria e Shqipërisë e ka përfshirë reformën e ujit një ndër 5 prioritetet kryesore të këtij mandati qeverisës

Saimir Alija  | 18.09.2018 - Përdıtësım : 19.09.2018
Shqipëri, prezantohet programi për reformën e sektorit të ujit

Tiranë

TIRANË (AA) – Gjatë një aktiviteti në Tiranë është prezantuar programi i Bashkimit Evropian (BE) për reformën e sektorit të ujit në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishëm në këtë aktivitetin ishin zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Mario Mariani, ambasadorë dhe ekspertë, të cilët diskutuan për prioritet kryesore të kësaj reforme.

Në fjalën e saj, Mesi tha se Qeveria e Shqipërisë e ka përfshirë reformën e ujit një ndër 5 prioritetet kryesore të këtij mandati qeverisës.

“Prej vitesh vendi ynë ka marrë një sërë rekomandimesh si nga progres raportet vjetore të BE-së për përmirësimin e performancës së sektorin e ujit, si nga ana financiare po ashtu dhe nga ana teknike. Kemi dhe dokumente dhe strategji të tjera, duke filluar nga projektet dhe nismat konkrete, të cilat deri diku kanë qëndruar prej vitesh në dokumente të shkruara, të pa implementuara. Ka edhe prej atyre projektesh që vazhdojnë të qëndrojnë nëpër sirtare të institucioneve këtu e 25 vite më përpara”, theksoi Mesi.

Më tej gjatë fjalës së saj, Mesi tha lidhur me menaxhimi e burimeve ujore, kryesisht të ujit të pijshëm janë masat e para për ligjshmërinë dhe pagesën e shpenzimeve për ujin.

Duke folur për prezantimin e projektit të ri, zëvendëskryeministrja Mesi tha se: “Projekti mbështet menaxhimin e integruar të ujit në dy linja kryesore. Në menaxhimin e integruar të ujit nga njëra anë dhe në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe trajtimin e tyre. Rezultatet e pritshme synojnë reduktimin e sfidave aktuale të sektorit, përmirësimin e aftësive në përballimin e problemeve, përmirësimin e situatës dhe një ndikim pozitiv në mjedis”.

Ndërsa përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Mario Mariani, u shpreh se projekti synon furnizimin me ujë me një cilësi më të mirë dhe pa ndërprerje, trajtimin e përshtatshëm të ujit të ndotur dhe uljen e ndotjes, të cilat, sipas tij, kanë të bëjnë me cilësinë e jetës së shqiptarëve. 

Prioritetet kryesore të reformës së sektorit të ujit në Shqipëri janë ruajtja e cilësisë së ujit dhe përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın