BALLKANI

Lirohet Naser Kelmendi, gjykimi përsëritet pjesërisht

Në shkurt të këtij viti, Naser Kelmendi u shpall fajtor për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe u dënua me 6 vjet burg

Zülfiya Yakup  | 03.08.2018 - Përdıtësım : 04.08.2018
Lirohet Naser Kelmendi, gjykimi përsëritet pjesërisht

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Naser Kelmendi nga dita e djeshme është lëshuar në liri, ndërsa Gjykata e Apelit të Kosovës ka vendosur për rigjykimin për pikën e aktakuzës në të cilën ai ishte shpallur fajtor me vendim të shkallës së parë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Besnik Berisha, avokati Naser Kelmendi, konfirmoi për AA se klienti i tij u lirua dje. Berisha tha se Gjykata e Apelit të Kosovës hodhi poshtë plotësisht ankesën e Prokurorisë dhe anuloi vendimin e shkallës së parë.

"Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë në tërësi. Është konfirmuar pjesë e gjykimit për lirimin nga akuza dhe u kthye në rigjykim të pjesës në të cilën është dënuar", tha Berisha.

Në shkurt të këtij viti, Naser Kelmendi u shpall fajtor për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe u dënua me 6 vjet burg

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli në atë kohë Naser Kelmendin fajtor në pika 8 të aktakuzës që e akuzon atë me shitjen e 25 kilogramëve të substancës narkotike, heroinës së bardhë. 

Kelmendi u lirua nga akuza për krim të organizuar, si dhe për organizimin e vrasjes së Ramiz Delaliç apo vrasjes së Delaliç, që thuhet se është kryer në vitin 2007 në Sarajevë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın