Figen Shaban
27 Prill 2018•Përditësim: 28 Prill 2018
PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka emëruar edhe për një mandat Valdete Dakën për kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Zyra e Presidentit thuhet se Presidenti Thaçi i ka uruar kryetares Daka suksese të reja në punën si kryetare e KQZ-së.
Daka e cila është betuar para Presidentit ka thënë: “Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”.
Kujtojmë se Daka ka ushtruar këtë detyrë për shtatë vjet sa është edhe Mandati i Kryetarit të KQZ-së. Ajo do të ushtrojë këtë detyrë duke filluar nga data e emërimit nga Presidenti i Kosovës.
Ndërsa 10 anëtarët e tjerë të KQZ-së, emërohen si rezultat i nominimeve të gjashtë grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe 4 anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.