Dzihat Aliju
13 Shkurt 2016•Përditësim: 14 Shkurt 2016
SHKUP (AA) - Në Shkup sot u mbajt punëtoria e programit "Shkolla e të rinjve të Ballkanit" kryesuar nga ana e Zyrës së kryeministrit të Republikës së Turqisë për turqit jashtë shtetit dhe komunitetet farefisnore (YTB), raporton Anadolu Agency (AA).
Në punëtorinë "Shkolla e të rinjve të Ballkanit" që ka për qëllim edukimin e të rinjve të suksesshëm dhe të aftë të Ballkanit, kontribuimin në zhvillimin e tyre shpirtëror dhe intelektual dhe krijimin e një dinamike sociale me sigurimin e të rinjve të kualifikuar nga vendi të jenë së bashku, morën pjesë kryetari i YTB-së Doç. Dr. Kudret Bulbul, Kordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shkup Teoman Tiryaki, Drejtori i Institutit Junus Emre Shkup Doç. Dr. Mehmet Samsakci, rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik Ismail Kocayusufoglu, përfaqësues të Organizatave Joqeveritare, akademikë dhe studentë.
Në deklaratën e tij për gazetarët kryetari i YTB-së Doç. Dr. Kudret Bulbul, duke theksuar se programi "Shkolla e të rinjve të Ballkanit" ka lindur si ide pas aktivitetit të bërë në Turqi, tha se janë ndërmjetës për studentët nga mbarë bota në Turqi.
"Ka një interes i cili cdo ditë është në rritje. Vitin e kaluar nga 182 shtete pranuam 155 mijë aplikime. Kemi një program siç është Akademia e Studentëve Ndërkombëtar me të cilën kemi për qëllim që të jemi udhëzues social dhe kulturor pasi që vijnë në Turqi. Programi synon që ti bëjë të rinjtë të kenë vetësiguri dhe njohuri", deklaroi Bulbul.
Ai theksoi se programi ka qenë mjaft efektiv dhe ka patur kërkesa nga jashtë vendi. Bulbul tha se kanë marrë kërkesa nga organizatat joqeveritare për organizimin e programeve të këtij lloji edhe në Ballkan.
"Kemi pasur kërkesa nga organizatat joqeveritare që edhe në Ballkan të organizohen programa të ngjashme me të cilat do t'iu mundësohet të kenë më shumë njohuri, zhvillimin e vetësigurisë së tyre, të jenë të rinj të kualifikuar në traditën e të jetuarit së bashku në pluralizmin në Ballkan. Në këtë kuadër përgatitëm një program. Deshëm që programën ta vlerësojmë bashk me OJQ-të. Jemi këtu që ta përpilojnë në kuadër të propozimeve të tyre dhe që ta zbatojnë duke e pasuruar me propozimet e tyre", tha ai.
Bulbul duke theksuar se të rinjtë në fund të programit do të fitojnë kualifikime gjithëpërfshirëse në lidhje me historinë, kulturën dhe pluralizmin e Ballkanit, tha se studentët do të fitojnë kualifikime kulturore dhe artistike dhe nuk e përjashtoi mundësinë e shëtitjeve.
"Shkolla e të rinjve të Ballkanit" në vitin 2016 do të mbahet në Greqi, Bullgari, Maqedoni, Serbi, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mali të Zi dhe Kroaci.