Bekim Laci
05 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
SHKUP (AA) - Ministria Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë informon opinionin se në seancën e Qeverisë, të mbajtur më 7 prill 2017, në pajtim me njoftimet e mëparshme, është marrë vendim me të cilin nga shtatori do të shfuqizohet programi Kembrixh në shkollat e mesme publike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në njoftimin e qeverisë, përcaktimi i saj dhe i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është arsimi bashkëkohor dhe programe mësimore me cilësi të lartë për përmirësim të procesit edukativo-arsimor në vend.
Futja e kurrikulave të reja, thuhet në njoftim, kërkon analizë të proceseve, jo vendime të nxituara, që mes tjerash nënkupton përgatitjen e teksteve shkollore duke përdorur terminologjinë e duhur, që janë të qarta dhe të sakta dhe që janë të përshtatshme për sistemin arsimor të vendit.
Nga shkaku i afatit të shkurtër kohor për të siguruar standardet e lartpërmendura dhe për të shmangur situatat e padëshiruara në arsimin e mesëm, qeveria vendosi të shtyjë fillimin e programit të Kembrixhit në shkollat e mesme për vitin shkollor 2018/2019.