Handan Kazancı
14 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
HAKKARI (AA) – Një ushtar në Turqi është vrarë të shtunën gjatë operacionit antiterrorist në provincën juglindore Hakkari, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve brenda forcave të sigurisë.Burimet nga forcat e sigurisë kanë pohuar se ushtari ka rënë dëshmor të shtunën gjatë përleshjes mes forcave të sigurisë dhe terroristëve të PKK-së në fshatin Daglica, në afërsi të kufirit me Irakun. Ndërkohë operacioni është në vazhdim e sipër.
Rikujtojmë se PKK-ja, të cilën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë si organizatë terroriste, në korrik të vitit 2015 vazhdoi një fushatë të armatosur kundër shtetit tur Prej atëherë më shumë se 440 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë, ndërsa janë vrarë mbi 4.500 terroristë të PKK-së në operacionet në mbarë Turqinë dhe në veri të Irakut.