Fatjon Prronı
17 tetor 2015•Përditësim: 18 tetor 2015
ANKARA (AA) - Tre ushtarë turq kanë humbur jetën të shtunën gjatë përleshjeve me pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në provincën Hakkari, në pjesën juglindore të Turqisë, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, armata ka njoftuar se në përleshjet të cilat ndodhën gjatë një operacioni kundër PKK-së në fshatin Daglica, në rajonin Yuksekova, gjashtë ushtarë tjerë mbetën të plagosur, njëri nga të cilët është në gjendje kritike,
17 terroristë (pjestarë të PKK-së) u vranë gjatë operacionit, thuhet në deklaratë. Përleshjet vazhdojnë, thuhet në fund të deklaratës.