Ahmet Furkan Mercan
27 Shtator 2017•Përditësim: 28 Shtator 2017
HAKKARI (AA) – Pesë terroristë të PKK janë vrarë gjatë një përleshjeje me forcat turke të sigurisë në provincën juglindore të Hakarit, bëri të ditur zyra e prefektit rajonal, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, zyra theksoi se përplasja ndodhi në zonën e Serabatinit në distriktin Semdinli të provincës.
Në mesin e pesë të vrarëve katër janë gra.
Më tej thuhet se një mitraloz, raketë RPG-11 dhe gjashtë kalashnikovë u konfiskuan.
Më shumë se 1.200 persona, përfshirë personelin e forcave të sigurisë dhe civilët, kanë humbur jetën pasi që PKK-ja, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur dhjetëvjeçare në korrik të vitit 2015.