Turqia

Ushtria turke operacione ajrore në veri të Irakut

Në koordinim me ofensivën antiterroriste "Kthetra", ushtria turke neutralizoi tre terroristë të PKK-së në Veri të Irakut

Muhammed Boztepe  | 05.09.2019 - Përdıtësım : 09.09.2019
Ushtria turke operacione ajrore në veri të Irakut

Ankara

Ushtria e Turqisë ka neutralizuar tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në një sërë operacionesh ajrore në rajonet Avashin-Basjan dhe Sinat-Haftanin në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacionet ajrore janë kryer në koordinim me ofensivën antiterroriste "Kthetra" të nisur në muajin maj në veri të Irakut, tha ministria në një deklaratë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın