Turqia

Turqia shënon 100-vjetorin e Kongresit të Sivasit

Kongresi i Sivasit i mbajtur 100 vjet më parë i hapi rrugën pavarësisë së Republikës së Turqisë

Erdoğan Çağatay Zontur  | 04.09.2019 - Përdıtësım : 05.09.2019
Turqia shënon 100-vjetorin e Kongresit të Sivasit

Ankara

Turqia sot shënoi 100-vjetorin e Kongresit të Sivasit, ngjarje historike që i hapi rrugën pavarësisë së Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Pishtari i ndezur në Sivas me dashurinë për pavarësinë dhe një atdhe 100 vjet më parë, ndriçon edhe sot rrugën tonë në marshimin tonë modern", tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan në një deklaratë.

Erdoğan tha se vendimet e marra në kongres treguan se "atdheu është një tërësi, dhe jo i ndarë", duke shtuar se këto vendime "hapën një shteg për Turqinë plotësisht të pavarur dhe shërbyen si një terren i rëndësishëm për krijimin e Republikës së Turqisë".

Ndërkaq, Mustafa Şentop, kreu i parlamentit turk, tha se Kongresi i Sivasit është një moment historik i luftës kombëtare.

"Në Kongresin e Sivasit, i cili u mblodh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të zgjedhur 100 vjet më parë, bazuar në vullnetin kombëtar, u përcaktuan parimet e luftës kombëtare, duke u deklaruar gjithashtu se pushtimi do të kundërshtohej, mandati dhe patronazhi nuk do pranoheshin asnjëherë dhe vendi do të mbrohej kundër të gjitha vështirësive dhe mangësive", tha Şentop në një deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın