Jeyhun Aliyev
04 Shtator 2019•Përditësim: 05 Shtator 2019
Kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja sot ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një shtegu biçikletash prej 56 kilometrave rreth qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Protokolli i bashkëpunimit për projektin e rrugës së biçikletave u nënshkrua midis kryetarit të Bashkisë së Ankarasë Mansur Yavaş dhe zyrtarëve të lartë nga pesë universitete.
Shtegu, i cili duhet të përfundojë në vitin 2020, do të fillojë në stacionin e metrosë Ümitköy dhe do të përfshijë pesë universitete në kryeqytet përgjatë rrugës së saj.
Sipas projektit, i cili do të ndjekë modelin holandez të biçikletave, metroja dhe rreth 1.600 autobusë publik do të bëhen të përshtatshëm për transportin e biçikletave.
Zyrtarë të lartë të transportit nga shteti veriperëndimor i SHBA-ve, Washington gjithashtu do të bëjnë një vizitë në Ankara më 14 tetor për të kontribuar në projektin.