Yıldız Aktaş
10 tetor 2015•Përditësim: 10 tetor 2015
ANKARA (AA) - Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara sot gjatë orëve të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim poshtë një ure në afërsi të stacionit të trenit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në zonën ku ndodhet edhe stacioni i trenit të këtij qyteti, ndërkohë ende nuk dihet arsyeja e shpërthimit. Në vend ngjarje janë drejtuar një numër i madh ambulancash dhe personeli shëndetësorë, nga ana tjetër raportohet për të vdekur dhe të plagosur.
Gjatë ditës së sotme në sheshin Sıhhiye të Ankarasë pritej të zhvillohej një marshim me moton "Kundër luftës, Paqje menjëherë dhe tani. Paqe, punë dhe demokraci". Vendi ku do të fillonte ky marshim ishte caktuar stacioni i trenit të këtij qyteti.
Ndërkohë si shkak i këtij shpërthimi dyshohet një sulm kamikaz. Sipas informacioneve theksohet se edhe godina e stacionit të trenit ka pësuar dëmtime serioze.