Alp Ertunga Karaca
30 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Gjatë një operacioni dy ditor antiterror në malin Cudi në Turqi, të paktën 10 terroristë të PKK-së janë vrarë, ndërsa në operacionet e javës së fundit në këtë rajon numri i terroristëve të neutralizuar ka shkuar në 14, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se pas kontrollit të avionëve pa pilotë në malin Cudi është parë një grup prej 5 terroristësh ku menjëherë më pas është zhvilluar një operacion ajror. Mësohet se 2 terroristë kanë vdekur, ndërsa 3 të tjerë janë neutralizuar nga ekipet e xhandarmërisë.
Në deklaratë thuhet se ditën e djeshme është neutralizuar një grup prej 5 terroristësh të cilët tentuan të kalojnë kufirin e Irakut me Turqinë. Gjithashtu 4 prej tyre janë vrarë si pasojë e një sulmi me avion pa pilot, ndërsa një tjetër nga gjuajtjet e artilerisë së rëndë.
Në operacionet në zonë janë gjetur dhe asgjësuar një sasi e madhe armatimi, lëndë plasëse dhe municione.
Ndërkohë numri i terroristëve të vrarë gjatë operacioneve antiterror në javën e fundit ka shkuar në 14.