Gözde Bayar
04 shkurt 2021•Përditësim: 04 shkurt 2021
Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" 5 terroristë të YPG/PKK-së në një zonë të mbrojtur përtej kufirit jugor të Turqisë me Sirinë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u përpoqën të infiltrohen brenda zonës së operacioneve ndërkufitare anti-terroriste të Turqisë, "Burimi i Paqes" dhe "Mburoja e Eufratit", me qëllim të prishjes së paqes dhe sigurisë në rajon, shkroi ministria në Twitter, duke shtuar se ata gjithashtu kanë hapur zjarr ngacmues.
Autoritetet turke përdorin fjalën "të neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Që nga viti 2016, Turqia nisi disa operacione të suksesshme antiterroriste përgjatë kufirit me Sirinë ndërsa qëllimi ishte parandalimi i formimit të korridorit terrorist, duke synuar mundësimin e mjedisit të sigurt për kthimin e banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.