Turqia

Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK-së në Siri

Terroristët u përpoqën të kryenin sulm në zonën e operacionit "Mburoja e Eufratit", sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare

Sefa Şahin  | 30.04.2021 - Përdıtësım : 30.04.2021
Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK-së në Siri Foto: AA/Arhiv

Ankara

Forcat turke të sigurisë neutralizuan katër terroristë të PKK/YPG-së në Sirinë veriore, pranë kufirit turk, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u neutralizuan ndërsa "u përpoqën të kryenin sulm" në zonën e operacionit "Mburoja e Eufratit", tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin shprehjen "neutralizim" në deklaratat e tyre, me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin paqësor të banorëve. Bëhet fjalë për operacionet "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Burimi i Paqes" (2019).

Megjithëse prania e terroristëve në këto zona u çrrënjos kryesisht, grupet terroriste kanë bërë përpjekje periodike për të prishur paqen në rajon.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın