Gözde Bayar
30 janar 2021•Përditësim: 31 janar 2021
Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" tre terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, në një zonë të mbrojtur pranë kufirit jugor të Turqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u përpoqën të infiltroheshin në zonën e operacioneve ndërkufitare antiterroriste të Turqisë, "Burimi i Paqes" dhe "Mburoja e Eufratit", për të prishur paqen dhe sigurinë në rajon, shkroi ministria në Twitter.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Që nga viti 2016, Turqia nisi disa operacione të suksesshme antiterroriste përgjatë kufirit me Sirinë, ndërsa qëllimi ishte parandalimi i formimit të korridorit terrorist, duke synuar mundësimin e mjedisit të sigurt për kthimin e banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.