Burcu Arik
10 shtator 2016•Përditësim: 10 shtator 2016
ANKARA (AA) – Ushtria e Turqisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë goditur nëntë objektiva të organizatës terroriste PKK në juglindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë sulmeve të cilat u kryen të premten vonë në Semdinli, provinca Hakkari, në kufi me Irakun dhe Iranin, u shkatërruan të gjitha nëntë objektivat e PKK-së, tha shtabi i përgjithshëm turk në një deklaratë.
Organizata separatiste e PKK-së gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian, ndërsa bëhet fjalë për një grup i cili tashmë mbi tre dekada zhvillon fushatë të armatosur kundër Turqisë.