Turqia

Turqia dhe SHBA zotohen për progres në marrëveshjen rreth Munbixhit

Zyrtarët e lartë të dy vendeve u takuan në Ankara për të diskutuar zgjidhjen për krizën në Siri

Ekip  | 07.12.2018 - Përdıtësım : 08.12.2018
Turqia dhe SHBA zotohen për progres në marrëveshjen rreth Munbixhit

Ankara

ANKARA (AA) - Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) deklaruan se dy vendet shpresojnë të bëjnë progres konkret në Udhërrëfyesin e Munbixhit deri në fund të vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi i lartë i punës Turqi-SHBA për Sirinë u takua për herë të tretë në Ankara. Grupi përfshiu zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe asaj të Mbrojtjes dhe Departamentet të Shtetit dhe Mbrojtjes të SHBA-së.

"Palët u zotuan për progres të shpejtë dhe konkret për Udhërrëfyesin e Munbixhit deri në fund të vitit", u tha në një deklaratë të përbashkët pas takimit.

"Ata ranë dakord të vazhdojnë të punojnë në planifikimin e përbashkët në lidhje me fushat e tjera, siç përmendet në marrëveshjen për Munbixhin", theksohet më tej.

Sipas deklaratës, "dy vendet kanë riafirmuar vendosmërinë për të luftuar terrorizmin në të gjitha format e saj dhe manifestimet që burojnë nga Siria dhe më gjerë".

Ata gjithashtu kanë afirmuar angazhimin e tyre për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe kanë nënvizuar rëndësinë e përparimit të qëndrueshëm dhe të pakthyeshëm drejt një zgjidhjeje politike për konfliktin sirian.

"Ata përsëritën angazhimin e tyre të përbashkët për të ofruar ndihmë humanitare për sirianët në nevojë dhe vlerësuan përpjekjet e konsiderueshme nga të dy qeveritë në këtë drejtim", thuhet në deklaratë.

Po ashtu, dy vendet kanë vendosur të takohen më shpesh për të trajtuar në mënyrë efektive shqetësimet e sigurisë në Siri.

"Për këtë qëllim, të dy palët ranë dakord të rrisin shpeshtësinë e takimeve të Grupit Punues për Sirinë dhe vendosën të thërrasin takimin ardhshëm të Grupit të Nivelit të Lartë për Sirinë në Washington jo më vonë se shkurti i vitit 2019", thuhet në deklaratë.

Trupat turke dhe amerikane filluan patrullimet e përbashkëta në Munbixh në Sirinë veriperëndimore më 1 nëntor si pjesë e marrëveshjejes së arritur në qershor të këtij viti, e cila parasheh tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga qyteti me qëllim për të stabilizuar rajonin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın