Turqia

Turqi, fletarrest i kuq për të dyshuarit e sulmit në Stamboll më 2016

Gjykata turke urdhëroi lëshimin e fletarrestit të kuq për 12 të dyshuar, përfshirë pjesëtarin e lartë të PKK-së Karayılan, për sulmin terrorist në Vezneciler të Stambollit më 2016

Ahmet Salih Alacacı  | 07.12.2018 - Përdıtësım : 08.12.2018
Turqi, fletarrest i kuq për të dyshuarit e sulmit në Stamboll më 2016

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Një gjykatë turke urdhëroi lëshimin e fletarrestit të kuq për 12 të dyshuar të kërkuar, përfshirë tre terroristë të lartë të PKK-së, në procesin gjyqësor për sulmin terrorist të vitit 2016 në lagjen Vezneciler të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e 27-të e Rëndë Penale në Stamboll urdhëroi që të dyshuarit, përfshirë terroristët e lartë të PKK-së Murat Karayılan, Cemil Bayık dhe Duran Kalkan, të kërkohen me urdhër arresti për rastin e sulmit terrorist të qershorit të vitit 2016 në Vezneciler.

Gjykata vendosi që tetë të dyshuar, tashmë pas grilave, të ngelen në paraburgim në pritje të gjykimit, duke hedhur poshtë një kërkesë të mëparshme për lirimin e tyre.

Sulmi në fjalë u krye më 7 qershor të vitit 2016 ndaj dy mjeteve transportuese policore, duke lënë të vdekur 12 persona, prej të cilëve gjashtë policë.

Prokurorët kanë kërkuar dënime të ndryshme me burg për rastin, përfshirë dënime me burg të përjetshëm, për 21 të dyshuar nën akuza të shumta, si dëmtimi i integritetit të shtetit, vrasje e qëllimshme me bomba dhe udhëheqje e organizatës terroriste.

Seanca është shtyrë në një datë të mëvonshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.