Meryem Göktaş
31 Dhjetor 2018•Përditësim: 31 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, ka deklaruar se vendi i tij është shumë afër eliminimit të plotë të grupit terrorist PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kemi arritur pothuajse fundin e luftës kundër PKK-së. Ne plotësisht kemi pastruar PKK-në nga qytetet dhe i kemi bllokuar ato në shpella, në fshatra”, tha Soylu gjatë një ceremonie të diplomimit të policisë në Ankara.
Ai tha se operacionin që synojnë terroristët e PKK-së brenda Turqisë kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2018, duke shtuar se “kemi shkurtuar burimet nga ku terroristët ushqehen”.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave.