Meryem Göktaş
31 Dhjetor 2018•Përditësim: 01 Janar 2019
KONYA (AA) – Të paktën 5 pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste DEASH janë arrestuar gjatë operacionit antiterror të kryer nga policia turke në Konya mëngjesin e sotëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim anonim i sigurisë tha se bëhet fjalë për 5 shtetas të huaj që po përgatisnin aktivitete terroriste në brendësi të Turqisë.
Dje, policia turke zhvilloi një operacion të suksesshëm anti-terrorist duke privuar nga liria një grup terroristësh të DEASH-it në Ankara.
Të paktën 30 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH u arrestuan në operacion dhe të gjithë ishin gjithashtu shtetas të huaj.
"Operacioni u ndërmor në bazë të informatave se të dyshuarit, shtetas të huaj, përgatisin sulme terroriste në prag të Vitit të Ri në Ankara dhe qytete të tjera", tha burimi.
Gjithsej 30 të dyshuar u janë dorëzuar institucioneve kompetente turke për ndjekje të mëtejshme dhe të gjithë ishin shtetas të huaj.
Forcat e Armatosura të Turqisë kanë nisur një betejë gjithëpërfshirëse kundër organizatës terroriste DAESH që ka kryer një sërë sulmesh terroriste në të gjithë Turqinë. Në sulmet e tyre të paktën 300 njerëz humbën jetën.