Hatice Kesgin
21 Gusht 2016•Përditësim: 22 Gusht 2016
ERZURUM AA) – Forcat turke të sigurisë kanë vrarë dy terrorist të PKK-së gjatë të dielës në provincën lindore të vendit, Erzurum, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të lëshuar nga kabineti i prefektit të Erzurumit, një operacion në një zonë rurale të provincës filloi pasi policia mësoi se anëtarë të PKK janë fshehur në fshatin Cevirme.
Operacione të shumta të sigurisë në rajon janë në vazhdim e sipër.
PKK-ja, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e vet të armatosur kundër shtetit të Turqisë në korrik të vitit 2015.Që atëherë më shumë se 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë, ndërsa më shumë se 7000 terroristë të PKK-së janë vrarë.