Kübra Chohan
30 janar 2018•Përditësim: 31 janar 2018
BINGOL (AA) – Forcat e sigurisë në Turqinë lindore sot kanë sekuestruar mbi 600 kilogramë eksplozivë që i përkisnin PKK-së terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Komanda e xhandarmërisë në Bingol sekuestroi eksplozivët së bashku me pajisje të ndryshme të mbijetesës në distriktin rural Genc, bëri të diur në një njoftim Zyra e prefektit të Bingolit.
Eksplozivët u shkatërruan në vendndodhje .
Në njoftimin theksohet se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri.
Gjithashtu, tre bomba artizanale të gatshme për shpërthim, u gjetën nën tokë nga një mbledhës kërpudhash në provincën perëndimore Kutahya.
Mjetet shpërthyese u dërguan në degën penale të xhandarmërisë për hetime të mëtejshme.
PKK, e shënuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.
Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1200 personave të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë një numër të madh të grave dhe fëmijëve.