Turqia

Turqi, regjistrohen tërmete në Ankara dhe Manisa

Tërmeti në Ankara ndodhi në orën 06:54 sipas kohës lokale, ndërsa në Manisa tërmeti u regjistrua mbrëmë në ora 22:22 sipas kohës lokale

Ali Murat Alhas  | 23.01.2020 - Përdıtësım : 27.01.2020
Turqi, regjistrohen tërmete në Ankara dhe Manisa

Ankara/Izmir

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se kryeqyteti i Turqisë është goditur nga një tërmet me magnitudë 4,5 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një kumtese, nga AFAD thonë se epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nën sipërfaqen e distriktit Akyurt të Ankarasë.

Tërmeti ndodhi në orën 06:54 sipas kohës lokale.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, më vonë njoftoi se nuk ka viktima ose dëme materiale.

AFAD gjithashtu ka njoftuar edhe për një tërmet tjetër me magnitudë 5,4 ballë që goditi mbrëmë provincën perëndimore të Turqisë Manisa.

Guvernatori i provincës, Ahmet Deniz, tha se raportohet për disa ndërtesa të dëmtuara dhe për katër persona të plagosur.

Nga AFAD njoftuan se tërmeti i cili ndodhi mbrëmë në ora 22:22 sipas kohës lokale, ishte me epiqendër në afërsi të distriktit Akhisar në një thellësi prej 6,98 kilometra.

Janë ndjerë më shumë se 70 dridhje më të vogla, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve të cilët lëshuan shtëpitë e tyre dhe kaluan natën jashtë.

Raportohet se tërmeti është ndjerë në qytetet përreth, por nuk është raportuar për dëme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın