Turqia

"Greqia duhet të veprojë sipas ligjit ndërkombëtar"

"Ne presim që Greqia të veprojë sipas ligjit ndërkombëtar, marrëveshjeve dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore", tha ministri i Mbrojtes së Turqisë, Hulusi Akar

Faruk Zorlu  | 23.01.2020 - Përdıtësım : 23.01.2020
"Greqia duhet të veprojë sipas ligjit ndërkombëtar" ( Arif Akdoğan - Anadolu Agency )

Ankara

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka deklaruar se Greqia, e cila shkel marrëveshjet në Detin Egje duke armatosur 16 nga 23 ishujt me status jo-ushtarak, duhet të veprojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur gjatë vizitës së tij në prodhuesin turk të raketave Roketsan, Akar tha se, "Ne presim që Greqia të veprojë sipas ligjit ndërkombëtar, marrëveshjeve dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore".

Përveç luftës kundër terrorizmit, Akar tha se aktivitetet e Turqisë janë duke vazhduar në Egje, Mesdheun Lindor, Qipron dhe Libinë, duke shtuar se ato kryhen në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të vendeve.

Turqia, si një shtet garantues për Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), aktualisht është duke kryer veprimtari kërkimi për hidrokarbur në Mesdheun Lindor me dy anije shpimi.

Ankaraja zyrtare vazhdimisht ka kontestuar shpimin e njëanshëm të Administratës Qipriote Greke në Mesdheun Lindor, duke pohuar se TRNC gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja duhej të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua TRNC.

Në dekadat që nga ajo kohë janë bërë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por të gjitha dështuan. Takimi i fundit, i mbajtur në vitin 2017 në Zvicër me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, po ashtu përfundoi pa rezultat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın