Sibel Uğurlu
19 Qershor 2019•Përditësim: 19 Qershor 2019
Të paktën tre terroristë të PKK-së janë neutralizuar si pjesë e një operacioni kundër terrorizmit në lindje të Turqisë, theksuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar, vranë ose janë kapur.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, tre terroristë u neutralizuan gjatë operacioneve të ndihmuara nga ajri në provincën lindore të Tuncelit.
Operacionet po vazhdojnë në rajon, thuhet më tej në njoftim.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë.