Turqia

Turqi, neutralizohen 6 terroristë të PKK-së

Sipas Ministrisë së Brendshme të Turqisë, terroristët u neutralizuan në provincën juglindore Hakkari

Erdoğan Çağatay Zontur   | 17.08.2019
Turqi, neutralizohen 6 terroristë të PKK-së

Ankara

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka njoftuar se forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar gjashtë terroristë të PKK-së në juglindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat e sigurisë u hakmorën kundër një sulmi terrorist të PKK-së ndaj bazës ushtarake turke në rrethin Şemdinli të provincës Hakkari, tha ministria në një deklaratë.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "të neutralizuar" në deklaratat e tyre, me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın