Turqia

Kılıçdaroğlu: Haxhi Veli Bektashi ishte pionieri i paqes, qetësisë dhe bashkëjetesës

"Ai erdhi në Anadoll me pishtarin e ndriçimit, jo me shpatë në dorë. Gjatë gjithë jetës së tij ai ka mbrojtur gjithmonë të drejtën, ligjin dhe drejtësinë. Shoqëria e pranoi që ai erdhi në Anadoll me frymën e pëllumbit”, tha Kılıçdaroğlu

Ramazan Kaya  | 16.08.2019 - Përdıtësım : 18.08.2019
Kılıçdaroğlu: Haxhi Veli Bektashi ishte pionieri i paqes, qetësisë dhe bashkëjetesës ( Sercan Küçükşahin - Anadolu Agency )

Nevşehir

Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, ka deklaruar se Haxhi Veli Bektashi ka qenë pionieri i paqes, qetësisë dhe bashkëjetesësai, raporton Anadolu Agency (AA).

Kılıçdaroğlu ka mbajtur një fjalim në kuadër të ceremonive përkujtimore të Haxhi Veli Bektashit dhe aktiviteteve kulturore artistike, të cilat mbahen për të 30-tën herë në nivel ndërkombëtar dhe të 56-tën herë në nivel kombëtar në qendrën kulturore Kemal Kılıçdaroğlu në rajonin Hacıbektaş në qytetin turk Nevşehir.

Në fjalimin e tij, ai u shpreh se Haxhi Veli Bektashi ka jetuar në këto territore dhe duke rikutjuar disa nga thëniet e tij, Kılıçdaroğlu tha se me shprehjet e tij ai ka shprehur shumë gjëra për ata që e kuptojnë. Ai shtoi se thëniet e tij përtej shekujve sot janë një nga rregullat universale të universit.

"Ai erdhi në Anadoll me pishtarin e ndriçimit, jo me shpatë në dorë. Gjatë gjithë jetës së tij ai ka mbrojtur gjithmonë të drejtën, ligjin dhe drejtësinë. Shoqëria e pranoi që ai erdhi në Anadoll me frymën e pëllumbit. Sepse ai ka qenë pionieri i paqes, qetësisë dhe bashkëjetesës. Ai nuk e tjerësoi askënd. Ai ashtu siç e thekson edhe me thënien e tij ka numëruar 72 kombe në një", deklaroi Kılıçdaroğlu.

Më tej, Kılıçdaroğlu ka folur për jetën e Haxhi Veli Bektashit ku ka theksuar se, "Ai ishte 35 vjeç kur ka mbërritur në Anadoll dhe se ai ishte në gjendje të shpërndante mendimet e tij tek nxënësit e tij. Pas mbarimit të shkollimit, ata që u arsimuan në mësojtoren e tij u shpërndanë në Anadoll dhe Rumeli. Sot, në shumë vende evropiane, mendimet e tij ndriçojnë shoqërinë".

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kKryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu, deputeti Levent Gök, prefekti i rajonit Nevşehir, İlhami Aktaş, zv/kryetarë të përgjithshëm të CHP-së, si dhe personalitete të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.