Orhan Onur Gemici
30 Gusht 2021•Përditësim: 31 Gusht 2021
Së paku katër terroristë të PKK-së u neutralizuan në një operacion të brendshëm antiterrorist në Turqinë juglindore, theksoi sot Ministria e Brendshme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, ministria tha se terroristët e armatosur u shënjestruan nga forcat e xhandarmërisë lokale në rrethin Beytussebap të provincës Şırnak gjatë operacionit "Eren-13".
Në operacion u përdor edhe mjeti ajror i armatosur pa pilot i forcave të xhandarmërisë.
Ministria shtoi se operacionet në rajon janë duke vazhduar.
Operacioni "Eren", i emërtuar sipas emrit të Eren Bulbul, një 15-vjeçar i vrarë nga PKK-ja terroriste më 11 gusht të vitit 2017, filloi në janar për të eliminuar terrorizmin në vend.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.