Turqia

Turqi, neutralizohen 4 terroristë të PKK-së

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë tha se terroristët u neutralizuan nga një sulm ajror në distriktin Yuksekova

Faruk Zorlu  | 17.05.2018 - Përdıtësım : 17.05.2018
Turqi, neutralizohen 4 terroristë të PKK-së

Hakkari

HAKKARI (AA) – Së paku katër terroristë të PKK-së janë neutralizuar gjatë një operacioni në Turqinë juglindore, bëri të ditur ushtria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në një njoftim, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë tha se terroristët u neutralizuan nga një sulm ajror në distriktin Yuksekova të provincës juglindore Hakkari.

E radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, PKK-ja ka zhvilluar një fushatë të gjerë terroriste kundër shtetit turk që nga mesi i viteve 1980, ku rreth 40,000 njerëz janë vrarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın