Burak Bir
25 Shtator 2019•Përditësim: 25 Shtator 2019
Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar tre terroristë në provincën juglindore Sirnak, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një burimi të sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media, tre terroristë u neutralizuan në një operacion të mbështetur nga ajri, i kryer nga forcat e xhandarmërisë në qarkun Idil të provincës Sirnak.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "të neutralizuar" në deklarata e tyre me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Operacionet e sigurisë në rajon janë në zhvillim e sipër.
Megjithëse deklarata nuk përmend ndonjë grup specifik terrorist, forcat turke për një kohë të gjatë janë duke ndërmarrë operacione kundër organizatës terroriste PKK në rajon.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e grupit terrorist PKK.