Turqia

Turqi, familja kërcënohet për protestat kundër grupit terrorist

Një familje në juglindje të Turqisë pretendon se është kërcënuar nga anëtarë të partisë politike për shkak të protestave kundër grupit terrorist PKK

Sena Güler  | 08.09.2019 - Përdıtësım : 08.09.2019
Turqi, familja kërcënohet për protestat kundër grupit terrorist

Ankara

Një familje, në mesin e shumë familjeve të tjera, të cilat organizuan protesta duke u ulur para zyrës provinciale të një partie politike opozitare në juglindje të Turqisë për të shpëtuar fëmijët e tyre nga duart e një grupi terrorist, pretendon se është kërcënuar nga tre anëtarë të degës rinore të partisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa familje marrin pjesë në protestë që kur një nënë, Fevziye Çetinkaya, pretendon se djali i saj 17-vjeçar i është bashkuar radhëve të grupit terrorist përmes anëtarëve të Partisë Demokratike të Popullit (HDP) dhe filloi protestën më 3 shtator në Diyarbakir. HDP prej kohësh akuzohet nga qeveria për lidhje me grupin terrorist PKK.

Babai Mustafa Biçer tha se ata ishin kërcënuar nga tre persona me një me armë zjarri, duke pretenduar se ata ishin nga dega e të rinjve të HDP-së në distriktin Baglar.

"Ata na kërcënuan që të përfundonim protestën me uljet para zyrës provinciale të HDP-së", tha Biçer, duke shtuar se ata u kërcënuan me vdekje nëse vazhdojnë me protestën.

Biçer theksoi se ata nuk do të heqin dorë duke shtuar se "ne dëshiojmë që të na kthehen fëmijët tanë".

Ai tha se edhe anëtarët e degës së të rinjve po mashtroheshin dhe u bëri thirrje atyre që të “zgjohen” para realitetit.

“Këto kërcënime bëhen me urdhër të anëtarëve të HDP-së. Ata po përdorin fëmijët tanë kundër nesh”, tha ai.

Biçer tha se po bëhen përpjekje për të kapur individët pasi forcat e sigurisë janë informuar për incidentin.

Muajin e kaluar, një nënë tjetër, Hacire Akar, organizoi një protestë të ngjashme pranë zyrës së partisë. Djali i saj u kthye në shtëpi disa ditë më vonë duke u dhënë shpresë një numri të madh të nënave që vuajnë nga rrethanat e njëjta.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın