Havva Kara Aydın
22 Korrik 2020•Përditësim: 23 Korrik 2020
Ministria turke e Punëve të Brendshme njoftoi se falë përpjekjeve të bindjes nga forcat e sigurisë dy terroristë të YPG/PKK-së janë dorëzuar në Turqinë juglindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria tha se si rezultat i përpjekjeve të bindjes nga ekipet e xhandarmërisë në provincën juglindore Şırnak, dy terroristë që u bashkuan me grupin terrorist në vitin 2014 dhe 2015 u dorëzuan te forcat e sigurisë në Şanlıurfa.
Numri i terroristëve të dorëzuar këtë vit u rrit në 112, tha ministria në njoftim, duke shtuar se policia dhe xhandarmëria vazhdojnë përpjekjet e tyre për të bindur terroristët që të dorëzohen.
Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega e saj siriane.