Sibel Uğurlu
04 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
ANKARA (AA) – Forcat turke të sigurisë të mërkurën kanë vrarë pesë terroristë të PKK-së gjatë operacioneve të vazhdueshme në provincat Sirnak dhe Diyarbakir të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një deklaratë të enjten ka konfirmuar se katër terroristë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë ndaluar në Sirnak distrikti Cizre.
Shtabi i Përgjithshëm po ashtu raportoi se një pjesëtar tjetër i PKK-së është vrarë në distriktin Sur të Dyarbakirit gjatë operacioneve antiterroriste.
Numri i përgjithshëm i terroristëve të vrarë në distriktin Sur ka arritur në 154, bëri të ditur ushtria. Një sasi e madhe e armëve po ashtu është sekuestruar gjatë operacioneve.
PKK-ja, që konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e armatosur kundër shtetit turk në fund të korrikut të vitit 2015.
Që prej atëherë, më shumë se 250 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë dhe mijëra terroristë të PKK-së janë vrarë gjatë operacioneve në mbarë Turqinë dhe Irakun verior.
Numri i përgjithshëm i terroristëve të vrarë në Cizre që nga fillimi i operacioneve në mes të dhjetorit ka arritur në 526, bëri të ditur ushtria.