Havva Kara Aydın
22 Korrik 2020•Përditësim: 23 Korrik 2020
Forcat turke të sigurisë sot kanë arrestuar së paku 12 persona për lidhje të dyshuara të tyre me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas tentimit të dështuar për grusht shteti të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas prokurorëve në kryeqytetin Ankara, urdhër arrestet u lëshuan për 25 rreshterë ushtarakë, të cilët në mënyrë periodike kontaktuan bashkëpunëtorët e tyre të terrorit në Forcat e Armatosura Turke me anë të telefonit.
Së paku 19 nga të dyshuarit kanë qenë në detyrë aktive ndërsa njëri është larguar nga puna, katër janë në pension dhe një ka dhënë dorëheqje. Po bëhen përpjekje për të arrestuar pjesën e mbetur.
FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 martirë dhe afër 2.200 të plagosur.
Turqia gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.