Erdoğan Çağatay Zontur
22 Korrik 2020•Përditësim: 23 Korrik 2020
Turqia ka shpëtuar 36 azilkërkues të cilët ishin shtyrë nga Roja bregdetare greke në ujërat territoriale turke në Egje, bënë të ditur sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas marrjes së informacioneve se ka shumë azilkërkues në një varkë në brigjet e Dikilit në provincën e Izmirit, Roja bregdetare turke filloi operacionin e kërkimit dhe shpëtoi azilkërkuesit.
Pas kontrolleve rutinore, azilkërkuesit iu referuan autoriteteve provinciale të migracionit.
Turqia ka qenë një pikë kryesore tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që arratisen nga lufta dhe persekutimi.