Muhammed Boztepe
02 Gusht 2017•Përditësim: 02 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Forcave turke të sigurisë dje në orët e pasditës u janë dorëzuar gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, të cilët paraprakisht ishin arratisur nga kampet terroriste në veri të Irakut, njoftoi Shtatmadhoria e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcave të sigurisë dje u janë dorëzuar gjashtë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste të PKK-së, në rajonin e Sirnakut, më saktësisht në Silopi, në juglindje të Turqisë.
Terroristët paraprakisht qëndruan në kampet e PKK-së në veri të Irakut, prej ku u arratisën.
Krahas kësaj, aviacioni turk bombardoi sot pozita të terroristëve të PKK-së në rajonin Zap, në veri të Irakut ndërsa me këtë rast janë neutralizuar tre terroristë.
Organizata terroriste PKK është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).