Turqia

Turqi, arrestohet një terrorist i kërkuar i PKK-së

"Operacioni është kryer në distriktin Lice të Diyarbakir-it", tha Ministria e Brendshme në një njoftim

Sibel Uğurlu  | 19.11.2019 - Përdıtësım : 20.11.2019
Turqi, arrestohet një terrorist i kërkuar i PKK-së

Ankara

Forcat turke të sigurisë në një operacion anti-terrorist në juglindje të vendit kanë arrestuar një terrorist të kërkuar të PKK-së, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Operacioni është kryer në distriktin Lice të Diyarbakir-it", tha Ministria në një njoftim.

Semra Tuncer, me emrin e koduar Nirvana, ishte një operatore rajonale e grupit terrorist dhe është në kategorinë gri të listës së kërkuar të Ministrisë së Brendshme, thuhet në njoftimi duke shtuar se për të kishte shpërblim prej 300 mijë lirave turke (rreth 52 mijë dollarë).

Lista është e ndarë në pesë kategori me ngjyra, me të kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur nga ngjyra kaltër, gjelbër, portokalli dhe gri.

Katër persona të tjerë u arrestuan gjithashtu për ndihmën dhe inkurajimin e saj, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın