Onur Cengiz,Denizhan Güzel
09 Shkurt 2016•Përditësim: 09 Shkurt 2016
IZMIR (AA) - Në qytetin Izmir të Turqisë janë ndaluar 202 refugjatë të cilët po përpiqeshin në mënyrë ilegale të kalojnë në ishujt grekë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Rojes bregdetare turke në operacionin e tyre nga deti dhe ajri, në ujërat Bademli të lagjes Dikili kanë identifikuar dy gomone me refugjatë që janë përpjekur për të kaluar në ishullin grek Lesbos.
Roja bregdetare turke arriti ti ndalojë 105 refugjatë sirianë në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra. Ata më pas u dërguan në Dikili.