İsmail Özdemir
30 Mars 2018•Përditësim: 31 Mars 2018
STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, gjatë bisedës telefonike, që u zhvillua gjatë mbrëmjes së sotme, u shkëmbyen mendimet lidhur me çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Përveç zhvillimeve të fundit në Siri dhe në Irak, të dy liderët kanë diskutuar edhe për çështjen e luftës kundër terrorizmit. Ata, në përputhje me frymën e aleancës konfirmuan vendosshmërinë për rritjen e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit.
Gjat bisedës u përmendën edhe ngjarjet e sotme që ndodhën në Gaza.